Gjykatësja: Hiqe shaminë që të nis gjykimin
Një gjykatëse në Kanada i tha një myslimaneje se duhet të heqë shaminë, që ajo të nisë shqyrtimin e çështjes.
Gjykatësja Eliana Marengo i tha Rania el- Elloul se gjykata është një vend sekularist dhe veshja e saj është e papërshtatshme.
Pasi ajo nuk pranoi që të hiqte shaminë, çështja u shty.
Gruaja ishte në gjykatë pasi i kishin sekuestruar makinën.
I biri i saj po ngiste makinën me patentë të pezulluar.
Pas seancës, gruaja myslimane thotë se ndjehet e frikësuar dhe nuk ndjehet më kanadeze.