Gjyqi në Hagë, Krasniqi: Nuk kërkuam shkatërrimin e një kombi tjetër, por liri. Këto 5 vite në burg më janë mohuar të drejtat e njeriut

Jakup Krasniqi mbajti fjalën para trupit gjykues në Hagë, duke thënë se gjatë periudhës së paraburgimit i janë cenuar të drejtat themelore të njeriut, të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.  Ai tha se Kosova nuk do ishte kurrë e lirë pa mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ai tha se po mbahen padrejtësisht në Hagë. Për të akuzat e Prokurorisë së Hagës për ish-krerët e UÇK-së janë ndërtuar mbi narrativat e atyre që shkaktuan luftën në Kosovë, pra serbëve. Sipas Krasniqit, drejtësia duhet të qëndrojë mbi të vërtetën.

“Çfarë më shtyu të ndërmarr këtë akt të rrezikshëm? Robëria e gjatë, persekutimet, dhunimi, mërgimet e shumta dhe ekzekutimet e pandërprera që shënuan shekullin e 20-të. Këto akte mizore nuk më thyen, më bënë të vendosur që drejtësia të mos thyhej mbi shpinën e tiranisë. Dashuria për jetën dhe lirinë më bëri ta marr këtë rol. M’u mohua dhe m’u ndalua e drejta më njerëzore, e çdo personi të lindur si i lirë, e drejta për ta dashur hapur vendin tim, për të përcjellë atë që kam mësuar mes dekadash jetë dhe sakrificë. Për këto u prangosa më 4 nëntor 2020. Akuzat janë ndërtuar mbi narrativat e atyre që shkaktuan disa luftëra në Jugosllavi brenda një dekade të vetme. Nuk mendoj se këto akuza i shërbejnë ndonjë drejtësie. Drejtësia nuk mund të ndërtohet në gjuhën e ish-shtypësve, duhet të qëndrojë mbi të vërteta.

Lufta jonë nuk ishte unike, çdo komb që ka kërkuar lirinë nga një pushim i paligjshëm, është përballur me akuza që rezistenca është kriminale. E drejta ndërkombëtare pohon që popujt që rrezikojnë persekutimin sistematik nuk janë armiq të drejtësisë. Brezi ynë e kishte një vizion, jetën në liri, barazinë, demokracinë, sundimin e ligjit, ishte ky vizion që udhëhoqi luftën që kulmoi me shpallen e pavarësisë së Kosovës. Populli ynë kurrë nuk ka kërkuar shkatërrimin e një kombi tjetër, etnie apo feje. Ne luftuam vetëm për jetën, lirinë, demokracinë, barazinë dhe drejtësinë. Jo për të kontrolluar territor për dominim, për lakmi apo përfitim kriminal, qëllimi ynë ishte ta kthenim Kosovën te populli i saj që ata të jetonin me dinjitet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo akuzë që thotë të kundërtën është vazhdim i gënjeshtrave të prodhuara nga regjimi kriminal i Serbisë. Për të gjithë veprimtarinë time politike, vërtet jam krenar, zëri im qëndronte për lirinë, për atë që besova që kërkonte fisnikëria njerëzore. Ju kërkoj t’i shikoni provat dhe dëshmitë në mënyrë objektive dhe aty do të gjeni të vërtetën. E përsëris, populli ynë kurrë nuk planifikoi shkatërrim apo torturë, kërkonim jetë dhe pavarësi, asgjë më shumë, asgjë më pak, sot populli ynë jeton në liri. Qëndroj para jush ashtu si kam qëndruar gjithë jetën, i përgjegjshëm dhe i pa frikësuar për të vërtetën”,-tha Krasniqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?