Gjyqi në Hagë, prefekti Shkëlqim Hajdari: Drejtësi, duke dhënë pafajësi për udhëheqësit e UÇK-së

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, i është bashkuar thirrjeve publike për mbështetje dhe lirim të ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur solidaritet me ta në një aktivitet të organizuar në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin tradicional “Sofra e Tironës”, ai theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe mbështetjes ndaj atyre që sipas tij kanë kontribuar në çlirimin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

Në deklaratën e tij, Hajdari u ndal edhe te procesi gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke kërkuar drejtësi dhe pafajësi për ta. “Drejtësi, duke dhënë pafajësi për udhëheqësit e UÇK-së”, u shpreh ai, duke nënvizuar se beson në një vendimmarrje të drejtë dhe të paanshme nga institucionet ndërkombëtare.

Deklarata e Prefektit vjen në një kohë kur çështja e gjykimit të ish-drejtuesve të UÇK-së vijon të ngjallë reagime dhe debat në opinionin publik, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?