”Gjyqtarët kanë të drejtë kushtetuese”, Sali Berisha: Piramidën e pagave e përmbysi Rama

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi këtë të mërkurë qeverinë ”Rama 4” për përmbysje të piramidës së pagave, duke deklaruar se kjo situatë ka cenuar hierarkinë institucionale dhe ka krijuar pabarazi në sistemin e drejtësisë. Gjatë një konference për mediet, teksa u pyet në lidhje me debatin ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe Shoqatës së Gjyqtarëve për pagat e gjyqtarëve, Berisha nënvizoi se ndërtimi i piramidës së pagave është një kompetencë ekskluzive e ekzekutivit dhe një proces me përgjegjësi të lartë shtetërore. Ai tha se Rama e ka votuar vetë ndryshimet ligjore që sipas tij kanë përmbysur piramidën e pagave.

“Pagat dhe piramida e pagave janë e drejtë absolute ekskluzive për të gjithë shtetin dhe institucionet e tij e ekzekutivit, përveç ndërmarrjeve publike, që funksionojnë me mekanizëm tjetër. Ndërtimi i piramidës së pagave është një detyrë me shumë përgjegjësi dhe jashtëzakonisht e rëndësishme. Ndërtuesi i saj, në piramidën e pagave pasqyron përparësitë që ka kombi në rrugën e zhvillimit.

Çdo gjykatës sot ka 100 për qind të drejtë të mos pranojë piramidën ekzistuese. Nuk është këtu çështja e niveleve. Është çështja sepse ky një prokurori në prokurorinë speciale i jep një rrogë dy herë më të madhe se gjykatësit kushtetues. Shteti është i detyruar t’i qëndrojë hierarkisë. Dhe kjo hierarki përcakton rrogën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, atë të Presidentit të Republikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kanë të drejtën e Zotit, kanë të drejtën e Kushtetutës, kanë të drejtën e ligjit në pretendimin e tyre. Nuk do mbështesja unë kurrë, por unë mbështes të drejtën. E drejta është që piramida është përmbysur dhe është përmbysur vetëm e vetëm për të paguar një grup mercenarësh për qëllime politike”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?