Gjyshi më seksi në Kinë

Që kur parakaloi gjysmë i zhveshur në pasarelë vitin e kaluar, një 80 vjeçar është cilësuar si gjyshi më seksi në Kinë.

Aktori Wang Deshu, i cili ka luajtur në disa filma si “The Forbidden Kingdown” dhe “Warriors of Heaven and Earth”, vodhi shfaqjen gjatë Javës së Modës në Kinë kur ekspozoi trupin e tij të tonifikuar dhe flokët e gjatë të thinjur.

Sipas Wang mosha nuk duhet të përdoret kurrë si një justifikim për tu dorëzuar.

Është një temë për të cilën ai flet me shumë pasion online, madje në një video ka thënë: “Shumë njerëz nisën të më vinin re pas parakalimit në pasarelë…Por a e dini çfarë? Për të arritur këtë ditë, unë jam përgatitur për 60 vite”.

I lindur në Shenyang , gjyshi seksi u bë një aktor teatral në moshën 24 vjeçare e nisi të mësonte anglisht kur ishte 44 vjeç. Pasi u zhvendos në Pekin, Deshu filloi palestrën e nuk e ktheu më  kurrë kokën prapa.

Ai thekson se edhe në vitet tona të arta, ne duhet të vazhdojmë të sfidojmë veten dhe të mos ndalemi nga mendimi se është tepër vonë për të realizuar ëndrrat tona.

“Më besoni, potenciali mund të eksplorohet. Kur mendoni se është tepër vonë, kini kujdes të mos e ktheni në justifikim për tu dorëzuar. Askush nuk ju mban larg suksesit përveç vetes”.

Kështu që herën tjetër kur të ndjeheni të plakur, mbani mend fjalët e tij: “Kur është koha për të shkëlqyer, bëhuni më rrëzëllitësi”.

SHKARKO APP