Gledion Rehovica: LSI forcë e parë në Berat dhe gjithë Shqipërinë

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste në Berat, Gledion Rehovica deklaroi sot në mitingun e qytetit të Beratit, se LSI-ja do të jetë forca më rezultat spektakolar në këtë Qark.

Ai u shpreh se LSI do të jetë forcë e parë Berat dhe gjithë Shqipërinë duke i dhënë fund keqqeverisjes dhe abuzimit që po behet më qytetarët.

Rehovica tha se ka një ndryshim të madhe mes listës së kandidatëve të LSI-së dhe atyre të partive të tjera. Ai tha se LSI ka në Berat kandidatë që jetojnë çdo ditë me hallet dhe shqetësimet e qytetarëve. “Berati nuk do të ketë deputetë që qytetarët nuk do t’i takojnë dhe nuk do t’i shohin më pas datës 25 qershor.  Berati nuk mund të votojë më njerëz që i ka provuar dhe riprovuar që nga koha e Enver Hoxhës. Këta njerëz nuk kanë vend në Berat. Berati nuk mund të votojë më njerëz që punojnë kundër interesave të qytetarëve të këtij qyteti”,- tha Rehovica.

Ai shtoi se qytetarët nuk kanë nevojë për deputetë që vijnë marrin votat dhe më pas nuk i sheh askush kur duhet për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe gjithë qarkut.

“Sot është koha që të votohet LSI dhe numri 1 dhe Berati e ka ndarë mendjen. Berati do të jetë vetëm i kuq”,- tha Rehovica.

Deputeti Rehovica, i cili është sulmuar politikisht këto ditë nga PS dhe LSI, tha se të gjitha akuzat janë mashtrim dhe panik i kundërshtarëve nga rritja e LSI-së.

Ai i ktheu një përgjigje dhe Edi Ramës lidhur me akuzat për drejtorët e LSI. “Nuk e kemi pasur në drejtorin e hipotekës që ndante certifikatat. Nuk kemi pasur në as Tatimet, as Doganat, as Aulizni. As kryetarin e qarkut dhe as Policinë që mbushi me hashash Shqipërinë. Nuk i kemi pasur ne këto”,- tha Rehovica.

SHKARKO APP