“Godet” Melania Trump, viziton Texas-in e përmbytur me këpucë… elegante (FOTO)

Donald dhe Melania Trump janë nisur të vizitojnë Texas-in e goditur nga një uragan me pasoja tragjike, ndërsa rreshje të tjera priten. Në këtë katastrofë natyrore forca të shumta janë mobilizuar, por ende banorët janë në rrezik.

Nisja e Donald dhe Melania Trump për në Texas është ajo që pritet nga presidenti në kohë krize, por veshja e Melania-s është krejtësisht e papërshtatshme. Ndërsa Presidenti ka veshur një palë këpucë sportive, me xhaketë kundër shiut, duke iu përshtatur kushteve klimatike në Texas, por edhe duke qëndruar i thjeshtë ndërsa populli i tij po përballet me këtë katastrofë të dhimbshme për disa familje dhe kërcënuese për të tjera, bashkëshortja shihet e veshur me një palë këpucë me majë dhe takë të hollë.

Pjesa tjetër e veshjes mund të konsiderohet e pranueshme, bluzë dhe pantallona të zeza dhe një xhaketë bomber, duke e mbyllur me syze aviator, por këpucët me taka të holla janë krejtësisht të papërshtatshme për një vend të prekur nga uragani. Ose ndoshta ka menduar që i duhet pak lartësi në një tokë të përmbytur…

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?