Goditi punonjësen e Policisë Bashkiake, arrestohet 44-vjeçarja në Shkodër
Një 44-vjeçare është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e Policisë Bashkiake.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasen L. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka goditur punonjësen e Policisë Bashkiake, shtetasen A. D., 39 vjeçe, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu ka nisur hetimi ndaj një 42-vjeçareje, pasi ka kanosur Specialistin e Strehimit në Bashkinë e Shkodrës.
“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. H., 42 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kanosur shtetasin N. T., 33 vjeç, me detyrë Specialist Strehimi pranë Bashkisë Shkodër, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

