
Një goditje e rëndë për Atalantën vjen nga portieri Carnesecchi. Gardiani zikaltër, i cili u dëmtua në nxehjen para ndeshjes kundër Interit, iu nënshtrua ekzaminimeve instrumentale. Këto ekzaminime zbuluan një dëmtim të meniskut medial të gjurit të majtë.
Klubi njoftoi se futbollisti do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale nesër për rregullimin e dëmtimit. Kjo do të thotë se viti i tij 2026 përfundon këtu. Portieri i “Deas” do të rikthehet në fushë vetëm në vitin e ri.
Marrë nga La Gazzetta dello Sport