Goli i Mustafit, gruaja gjermane i vë emrin djalit “Shkodran”

Një nënë shtatzënë e cila pret një djalë, tifoze e ekipit gjerman, kishte deklaruar që djali i saj do të mbajë emrin e futbollistit që  do të bënte golin e parë në Euro 2016 për Gjermaninë.

Dhe mesa duket, djali i saj do të mbajë një emër me të vërtetë shumë të rrallë në Gjermani, sepse është një emër shqip.

Në ndeshjen përballë Ukrainës, i pari për Gjermaninë shënoi futbollisti me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, familja e të cilit vjen nga Gostivari i Maqedonisë.

Shkodrani është shprehur se “kam dëgjuar për këtë dhe shokët më kanë dërguar informacione. Por nëse kjo fanse e quan djalin e saj Shkodran, atëherë më kënaqësi do t’i blej Shkodranit të vogël një akullore”, ka thënë Mustafi duke qeshur para mediave, raporton Reuters.

Pas gjithë Jurgenëve të frymëzuar nga Klisman, tani do të kemi emra shqiptarë edhe në Gjermani.

SHKARKO APP