Golovin dhuron spektakël, Rusia shënon edhe golin e tretë (VIDEO)

Rusia shënon edhe golin e tretë (3-0) në ndeshjen ndaj Arabisë Saudite. Protagonist është sërish mesfushori i vendasve, Golovin, i cili me një veprim shumë të bukur në krahun e djathtë, ka dhënë një krosim magjik për të sapo futurin në fushën e lojës, Dzyuba.

Sulmuesi i Rusisë kërcen mjaft mirë me kokë, duke lënë të shtangur portierin e Arabisë Saudite. /Koha Jonë/

SHKARKO APP