Gonxhja: Destinacionet turistike malore vijojnë të jenë të aksesueshme

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur se destinacionet turistike malore në vend vijojnë të jenë plotësisht të aksesueshme, pavarësisht reshjeve të dendura të dëborës të regjistruara ditët e fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja theksoi se falë punës së koordinuar mes bashkive dhe autoriteteve përkatëse, akset rrugore që lidhin zonat turistike malore janë pastruar dhe mbahen funksionale, duke garantuar lëvizje të sigurt për vizitorët dhe operatorët turistikë.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Destinacionet turistike malore vijojnë të jenë të aksesueshme! Edhe pse ka pasur reshje të dendura dëbore, falë punës së koordinuar në terren nga bashkitë dhe autoritetet përkatëse, akset rrugore që lidhin pikat turistike janë pastruar dhe funksionale, duke mundësuar lëvizje të sigurt për vizitorët dhe operatorët turistikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fundjavat në zonat malore po kthehen në një alternativë ndryshe pushimi për familjet dhe të rinjtë, duke kombinuar natyrën, sportet dimërore dhe mikpritjen lokale, si një mundësi e mirë për zhvillim dhe promovim të turizmit gjatë gjithë vitit.

Në disa raste trafiku dhe numri i lartë i mjeteve rrugore në të njëjtën kohë, drejt destinacioneve fundore, ka krijuar ngadalësim lëvizjeje e radhë pritjeje por kërkohet mirëkuptimi i qytetarëve, ndërsa policia dhe autoritetet rrugore vijojnë monitorimin dhe informimin!

Mund të jetë një imazh i Rrëpirë për ski dhe rrugë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?