Gonxhja: Zbulon planet e 2026, Shqipëria 12 muaj në vit si destinacion turistik
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi në Komisionin për Kulturën dhe Turizmin buxhetin 2026, duke theksuar se prioritet mbetet kthimi i Shqipërisë në një destinacion të qëndrueshëm dhe konkurrues ndërkombëtar.
Gonxhja deklaroi se buxheti parashikon një rritje prej 20% krahasuar me vitin 2025, duke synuar investime më të balancuara në turizëm, kulturë, trashëgimi dhe mbështetje të talenteve artistike.
“Synojmë diversifikimin e produktit turistik për të arritur një turizëm gjithëvjetor dhe promovimin e Shqipërisë globalisht si një destinacion cilësor”, u shpreh ministri. Sipas tij, prioritet do të jenë zhvillimi i zonave bregdetare, rritja e shërbimeve gjatë sezonit, promovimi i produkteve lokale dhe përmirësimi i imazhit të vendit.
Në fushën e kulturës, fokusi do të jetë zgjerimi i tregjeve kulturore, rehabilitimi i monumenteve dhe muzeve, si dhe pasurimi dhe digjitalizimi i fondeve artistike në të gjitha disiplinat.
KOHA JONË SONDAZH

