Gonzato uron kreun e ri të SPAK: Lufta ndaj krimit e korrupsionit vendimtare për anëtarësim në BE

”SPAK ka një rol vendimtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ju e dini që kjo është një nga kërkesat kyçe për anëtarësim në BE”,-tha ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato pas zgjedhjes së Klodian Brahos si kreu i ri i SPAK-ut.

Nga ana tjetër, ai shtoi për gazetarët se BE kërkon që kreu i SPAK të vijojë punën e tij, ndërsa theksoi se Bashkimi Europian kërkonte një kandidat me integritet e standard që përafrojnë Shqipërinë në BE.

”Ajo që kërkojmë është që kreu i SPAK të vijojë punën e tij dhe një kandidat që të kishte nivele shumë të larta integriteti e standarde që kanë të bëjnë me përafrimin e Shqipërisë në BE. Përgëzoj zotin Braho për detyrën e re dhe mezi presim bashkëpunimin për ditët në vijim”. Klodian Braho u zgjodh me 7 vota pro në një procedurë të hapur të KLP-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?