Google hidhet në gjyq për diferencim gjinor

Tre gra që punonin në Google kanë ngritur një padi kundër gjigantit teknologjik, duke pretenduar se paguan gratë më pak se burrat për punë të njëjtën punë. Në padi thuhet se Google ishte në dijeni të situatës, por nuk ka bërë asgjë për këtë çështje.

Google është nën hetim nga Departamenti Amerikan i Punës mbi praktikat e saj të pagave.

“Është koha për të ndaluar injorimin e këtyre çështjeve në teknologji,”– tha Kelly Ellis, një inxhiniere softuerëve në Google dhe një nga gratë që paraqitën padinë, me anë të një postimi në Twitter duke shpresuar se padia do të detyrojë Google dhe kompanitë e tjera për të ndryshuar praktikat e tyre.

Padia, e depozituar në një gjykatë në San Francisko, thotë se Google diskriminon personelin femëror me pagë më të ulët, promovim më të kufizuar dhe më pak mundësi përparimi krahasuar me burrat me kualifikim të njëjtë.

Ellis është punësuar në Google në vitin 2010 sipas padisë, raporton BBC dhe një koleg mashkull me nivele të ngjashme të përvojës së punës filloi në një shkallë më të lartë. Ajo dha dorëheqjen nga Google katër vjet më vonë për shkak të diferencimit gjinor.

SHKARKO APP