Google ‘lë’ gjithë punën për të rregulluar një emoji

Shefi i kompanisë Google, Sundar Pichai i ka kërkuar punonjësve arritjen e menjëhershme të një objektivi të ri që ka të bëjë me emoji-n e hamburgerit.

Thomas Baekdal ka bërë një postim në rrjetin social, Twitter ku tregon ndryshimin që kanë dy kompani të mëdha në krijimin e kësaj figure për smartphonët.

“Unë mendoj se duhet të diskutojmë mënyrën sesi Google vendos djathin në fund dhe Apple në mes,” – shkruajti ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo gjë mori vëmendjen e të gjithëve, si dhe ra në sy të shefit të madh, i cili tregoi se shumë shpejt do rregullohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Dailymail, Google është kompania e vetme që në emojin e hamburgerit vendos djathin në fund prandaj është bërë virale.

I think we need to have a discussion about how Google’s burger emoji is placing the cheese underneath the burger, while Apple puts it on top

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?