Gotat ideale për të pirë verë (FOTO)
Gotat cilësore me fron e bëjnë verën e mirë të shijohet mrekullueshëm. Për shumëkënd, gotat e mrekullueshme të verës duken si stoli të shtrenjta, fantastike t’i kesh, por jo tepër të domosdoshme t’i përdorësh. Vera shijon shumë më mirë në disa gota sesa në disa të tjera. Prandaj, të kesh gota të mira vere nuk ka të bëjë vetëm me estetikën. Jeni në momentin më të mirë për të vlerësuar gotat me të cilat ju shërbeni verë të ftuarve tuaj gjatë një dreke apo një darke.
Kërkoni gotat që mbajnë këto detaje:
1.Buzë të holla dhe të ulëta, që vera të rrëshkasë (të rrjedhë) lehtësisht. Disa gota kanë buzë ‘të rrumbullakosura’ dhe këto e bëjnë verën të ndihet e rëndë dhe të arrijë pikë-pikë tek ju.
2.Sipërfaqe qelqi ose kristali e lëmuar dhe e qartë, kështu që ju mund ta shihni verën. Në shtëpinë tuaj mund të keni plot gota vere të bukura e shumëngjyrëshe, por këto e fshehin verën dhe shpesh e bëjnë të duket e turbullt.
3.Baseni i gotës duhet të jetë i madh e të mbajë 350-550 gr, kështu vera mund të rrotullohet lehtësisht. Të tundurit e ndihmon verën ‘të hapet’ të ketë aromë më të thellë dhe shije më të mirë. Baseni i gotës duhet të jetë në formën e C-së e kthyer me kurriz dhe gota duhet të vijë duke u mbyllur drejtë pjesës së sipërme, tek buzët e saj. Kjo e koncentron aromën e verës duke theksuar shijen e saj. Gotat që janë shumë të vogla apo në formën e V-së zakonisht bëjnë që vera të shijojë e thatë.
4.Duhet të ketë përmasat e duhura, që gota të ndihet e balancuar mirë në duart tuaja. Nuk duhet të jetë shumë e rëndë apo të ketë një fron të gjatë se mund të përmbyset.
Forma të ndryshme:
Ka forma të ndryshme të gotave të verës të dizenjuara për verëra të veçanta. Por, për sa lloje formash keni me të vërtetë nevojë? Ndoshta për 2-3, apo më shumë? Së pari, ju duhen gota vere që të mund të përdoren për të gjitha llojet e verës, përfshirë edhe verën e bardhë. Një kompleti i dytë, i rëndësishëm është ai i gotave të shampanjës. Këto gota lejojnë largimin normal të flluskave drejt sipërfaqes së gotës. Sapo t’i keni këto komplete, duhet të mendoni të blini edhe një tjetër, nëse ju keni një verë tuajën të preferuar. Për shembull, gotat e dizenjuara për verërat Bordeaux e drejtojnë verën në pjerrësinë e gjuhës për të theksuar më tepër shijet e frutave me të cilat bëhet vera.
Këshilla për pastrimin e gotave të verës:
Lajini gotat e verës me dorë, me ujë të vakët, duke përdorur një sasi të vogël sapuni të lëngshëm. Gjithmonë shpëlajini mirë ato e sapo të jenë tharë, vendosini drejt në këmbë dhe jo mbështetur në anët delikate./Tv Klan/