Grabitja në Vlorë/ Rojes u drejtua pistoleta në kokë

Ngjashmëria e grabitjes në Rinas dhe ajo në qytetin e Vlorës, është koha, e cila zgjati vetëm pak minuta. Roja në derën e jashtme të godinës u neutralizua menjëherë nga një prej autorëve që i vendosi pistoletën në kokë. Tjetri, me një Kallashnikov në duar hyri në bankë dhe duke kërcënuar me armë punonjësit e bankës mori të gjitha paratë e arkës.

Grabitësit, sipas dëshmitarëve ishin të veshur me uniforma kamuflazh dhe mbanin kapele.

Burime nga policia e Vlorës thanë se nuk ka patur asnjë person të lënduar. Sapo mori njoftimin, policia ngriti disa pika kontrolli në akset kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?