Gratë do lejohen në xhami
Gratë më në fund do të lejohen që të vizitojnë xhaminë, por jo për t’u lutur atje. Një xhami gati 1000-vjeçar në Kerala, Indi do të jetë e hapur edhe për gratë myslimane për herë të parë të dielën.
Xhamia e “Thazhathangady Juma” është e njohur për arkitekturën e saj prej druri. Deri më tani vetëm burrat mund të shkonin aty dhe të kryenin ritet fetare dhe gratë nuk janë lejuar për të parë brenda. Një komitet ishte ai që vendosi për të hapur xhaminë për gratë por jo për faljen e namazit.
“Kjo është një xhami 1000 vjeçare. Gratë tona nuk e kishin parë atë deri më tani dhe dëshira e madhe për ta vizituar këtë vend të shenjtë, sot do bëhet realitet. Pra, komisioni vendosi që xhamia të lejojë gratë për ta vizituar atë, “tha presidenti i komisionit që përkujdeset për xhaminë.
Mijëra gra udhëtuan për në qytetin e Kottayam për të hyrë në xhami, të veshura me veshje tradicionale të dielën.
Burimi: Time India/Përshtati: Redjon Shtylla