Grekët kërkojnë dëmshpërblim, po shqiptarët?
Nga Hyqmet Zane
Duke u njohur para ca kohësh me lajmin se Greqia ka hedhur në gjyq Gjermaninë për t’i kërkuar dëmshpërblim për një vrasje të mbi 200 shtetasve grekë gjatë kohës së Luftës II Botërore, kam detyrimin ligjor dhe moral që të shprehem se çfarë të vërtetash ka mes grekëve dhe shqiptarëve. Ndërkohë që duhet thënë një e vërtetë që pak është bërë publike dhe që duhet ta dinë edhe gjermanët se një popullatë e tërë, si shqiptarët e Çamërisë u vranë e u prenë pabesisht nga bandat qeveritare greke dhe asnjë dëmshpërblim nuk është dhënë nga ky shtet ndaj kësaj popullsie që sot ndodhet në Shqipëri. Por pjesëtarë të kësaj popullsie u bënë pjesë e internimeve në kampet famëkqinj të Dakaos gjatë Luftës II Botërore dhe pas shpëtimit nga to, ata nuk u lejuan të hyjnë në vendin e shtëpitë e tyre, edhe ishin antifashistë dhe meritonin nderime. Janë njerëz realë që pas internimit në Gjermani, këta burra shqiptarë të Çamërisë jo vetëm nuk u lejuan të hynin në vendbanimet e tyre, edhe pse antifashistë, por edhe sot e kësaj dite ata dhe familjet e tyre nuk morën asnjë kompensim nga dëmshpërblimet e luftës, siç kërkon qeveria greke. Se Nuri Emin Zane e Osman Zenel Taka, nga Filati, Hajri Hasan Fetahu nga Grikohori apo edhe Mezan Emin Jonuzi nga Varfanji, etj. që të gjitha nga krahina e Çamërisë në Greqi, janë disa nga ata burra që meritojnë vlerësim se kanë qenë shtetas grekë në kohën kur janë arrestuar nga bashkëpunëtorët e grekëve me gjermanët dhe sot, nuk kanë asnjë të drejtë që të meritojnë vlerësimet që edhe vetë grekët u kërkojnë gjermanëve. Kjo sjellje me dy standarfe e qeverisë greke duhet detyrimisht të jetë në vëmendjen edhe të qeverisë gjermane për të dhënë drejtësinë e munguar. Gjithsesi, vërtet është një lajm i mirë që ka të bëjë me reflektimin e një shteti që ka kujtesë historike dhe që i përket ndërgjegjësimit për të njohur të drejtat e njeriut. Vërtet është fatkeqësi të mendosh se si janë vrarë në mënyrë të pafajshme mbi 200 grekë dhe për ta pas 70 vjetësh kërkohet vendosja e drejtësisë. Thuhet se janë zbuluar varrezat masive të kësaj vrasjeje makabër që vërtet të trondit, se ata janë njerëz dhe që nuk e meritonin një fat të tillë.
Shuma e parave që kërkohet nga grekët si dëmshpërblim është e tillë që do të mund të jetë një bonus i mirë për borxhet që ka krijuar vetë Greqia në vite. Nuk janë pak por rreth 1.5 miliard euro që duket kënaqin shijen greke të shoqëruar me inate ndaj gjermanëve. Nuk më bëri vetëm mua përshtypje, por duke qenë një njeri që për internimin e babait tim nuk kam mundur të marr jo më shumë se 20 mijë lekë nga shteti shqiptar, kam të drejtën të pyes se kush i mori paratë e dëmshpërblimit të babait time dhe shumë shqiptarëve të Çamërisë që ishin shtetas grekë dhe që u internuan nga Greqia? A nuk quhen veteranë antifashistët këta njerëz të Zotit apo Greqia zyrtare ka dy e më shumë standarde në sjellje te tyre me fqinjët dhe me europianët ?
Po ndalem edhe tek një fakt i konsiderueshëm në mbarim të Luftës II Botërore: rreth 3.000 mijë shqiptarë të Çamërisë u vranë pabesisht, të pambrojtur dhe të paarmatosur, u masakruan në mënyrën më mizore dhe gjakatare duke realizuar një genocid tipik fashist. Nuk ishin vetëm burra, por edhe gra, edhe pleq e fëmijë dhe që nuk u vranë vetëm nga plumbat e pushkës, por u gjymtuan nga thikat dhe shpatat e andartëve të Zevës. Ndërkohë që mijëra të tjerë çamë vdiqën rrugës në emigrimin e tyre si refugjatë drejtë Shqipërisë. Nga rreth 45-50 mijë çamë që u shpërngulën nga trojet e tyre etnike, një pjesë e mirë e tyre pësoi fatin e çdo refugjat në botë, duke parë veç ditë të zeza edhe në tokën shqiptare.
Duhet thënë se ata që vranë vetë grekët, pas 70 vjetësh vetë Greqia i mohon dhe kërkon të harrohet, edhe pse vetë akademikët grekë kanë pohuar para pak kohësh se “Po, në Çamëri është bërë genocid”. A nuk ishin këta bij nënash ashtu si grekët e vrarë nga gjermanët, a nuk u dhembi shpirti nënave të tyre për djemtë e vajzat e vrarë qoftë edhe foshnje deri kërthi në bark të nënës? A nuk duhet të dëmshpërblejë shteti grek shqiptarët e Çamërisë që i vrau aq pabesisht dhe nën hundën e gjermanëve dhe për të kos thënë edhe me miratimin e tyre? Nga komuniteti çam nuk kërkohet vetëm dëmshpërblim, pore dhe riktrhim i të gjitha të drejtave legjitime që duhet të ketë shtetasi grek në Greqi. Gjatë 45 vjetëve, veç rastit që çështja e masakrave në Çamëri u ngrit si problem në Konferencën e Paqes në Paris, më tej Enver Hoxha heshti, se hapi më gojën për asgjë, duket sikur u bë palë me grekët për masakrat e kryera. “Kur grekët i vrasin gjermanët, kërkojnë dëmshpërblim, kur grekët vrasin shqiptarët, kërkojnë mohim e harrim”. A ka drejtësi botërore këtu, a jemi në Europën e bashkuar të vlerave që synojmë të shkojmë dhe që Greqia i kërkon haraçin e vrasjeve si ato të vetë grekëve mbi çamët? Po. Çdo standard tjetër do të cilësohet i dyfishtë që nuk meriton respekt dhe është i papranueshëm.