Greqi, kapet 1 ton kanabis nga Shqipëria

Një sasi prej më shumë se 1 ton kanabis sativa është sekuestruar nga policia greke, në një aksion anti-drogë në zonën e Atikës, që është ende në vazhdim.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, në pranga janë vënë disa anëtarë të organizatës, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë.

Burimet thonë se lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe do të dërgohej në Europën perëndimore me kamionë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sasia e kanabisit është sekuestuar në disa magazina të marra me qira nga anëtarët e organizatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?