Grimieri i Kim Kardashain, me simbolet e kombëtares shqiptare

Ethet e Kampionatit Evropian duket se e kanë kapur edhe artistin e famshëm të make-up, Mario Dedivanovië.

Është fjala për shqiptarin me prejardhje nga Mali i Zi, i cili kujdeset edhe për paraqitjen e yllit amerikan, Kim Kardashian.

Teksa këto ditë dominojnë veshjet me simbolet kombëtare për shkak të pranisë së Shqipërisë në ‘Euro 2016’, edhe Mario është përfshirë në këtë rrymë.

Ai ka pozuar me një kapelë me shqiponjë, ndërsa ka thënë se i pëlqen kapela e tij e re.

SHKARKO APP