Grua apo viktimë
“Në programin e gjeverisë është citati i mësipërm ndërsa Elena vijon të dhunohet çdo ditë, sa herë që bashkëshortit të saj i shkon mendja për ndonjë gotë raki”…
Nga Fatime Menalla
Gishtat e një dore mashkulli i kishte të fiksuar mbi faqen e majtë,
buzët i dridheshin sa herë që përpiqej të thoshte diçka. Asnjherë nuk e kutova se pse kërkonte të qante, nga dhimbja apo nga turpi që ndiente për pamjen e saj të mjeruar.
Kjo ishte Elena, nëna 37-vjeçare me dy fëmijë 6 dhe 2 vjeçarë, të cilët strukeshin sa herë që dëgjonin dikë të bërtiste.
Megjithëse ndodhesha në shtëpinë e saj si gazetare, nga ana tjetër ndieja dhimbje për këtë grua që rrihej për vdekje sa herë që burrit të saj i tekej për të rrokullisur disa gota.
Si grua mund të them se ai nuk meriton dashurinë e askujtë, por si njeri që e shoh ngjarjen nuk mund të them asgjë.
Nuk janë të pakat fjalët që mund të përshkruajn këtë femër që dhunohet vazhdimisht, ajo ka frikë të largohet nga ai sepse dëshiron sigurinë e fëmijëve dhe diku tjetër nuk mund ta gjej.
“ Kam provuar shumë herë t ëiki nga ai, por kot e kam bërë sepse jam kthyer përsëri. Atij sa i del pija më kërkon të falur dhe çdo gjë nis si nga e para. Kam frikë të largohem nga ai sepse ai në veret kur pinë. Kam frikë për fëmijët, vajzën e vogël e kam më merak se ajo s;kupton asgjë.
Jam e detyruar ta duroj, edhe dru do të ha sepse dua që fëmijëve të mos u ndodhë gjë. Ku të shkoj? Ku të përplasem me dy fëmijë? As policia nuk bën gjë, bën sehir dhe pastaj i harrojnë të gjitha, kurse unë filloj të rrihem sërish si kafshë”-thotë Elena mes lotësh dhe trishtimit që i ka kapluar gjithë fytyrën.
Ekzistojnë me dhjetra shoqata grashë në Shqipëri, të cilat çdo ditë deklarojnë se janë në mbështeteje të grave të dhunuar, por më kot.
Këto gra nuk besojnë aspak në to, pse?! A kanë provuar ato të kërkojnë ndihmë aty dhe nuk e kanë marrë apo është thjeshtë një mentalitet.
Në vendin tonë gratë si Elena janë të shumta, madje në fshatra të thellë rrahja e grave cilësohet si një gjest burrërie, por deri kur do të shkoj kjo punë kështu?!
Barazia gjinore është cilësuar si një pikë e fortë e çdo program qeveritarë, porn ë fakt ka mbetur si një ëndërr në sirtar.
Dhuna e grave vijon të jetë prezente pothuajse në çdo familje shqiptare.
Ja cfarë thuhet në programin e qeverisë aktuale për barazinë gjinore, konkretisht në faqen e MMSR-së: “Do të ketë një angazhim efektiv të të gjithë institucioneve publike në luftën kundër dhunës ndaj grave, forcim të rolit të sistemit të drejtësisë në parandalimin dhe mbështetjen e viktimave të dhunës dhe dënimin e duhur të dhunuesve. Do të krijojmë një sistem kombëtar online të regjistrimit dhe monitorimit të rasteve të dhunës në familje dhe do të sigurojmë funksionimin e një linje kombëtare për viktimat e dhunës në familje. Riintegrim i grave dhe vajzave viktima të dhunës nëpërmjet ofrimit të banesave sociale, punësimit, formimit profesional dhe ndihmës e shërbimeve sociale.
Ne synojmë të fuqizojmë pozitën e grave dhe vajzave përmes punësimit, nxitjes së sipërmarrjes, formimit dhe kualifikimit profesional të tyre. Do të afrojmë trajnime falas për të gjitha vajzat e papuna nën moshën 25 vjeç.
Do të zgjerojmë mbështetjen për nënat e reja në periudhën e parë të jetës së fëmijëve të tyre.
Përfitimi i lejes së lindjes do të jepet për çdo nënë, pavarësisht nga kontributet në sigurimet shoqërore. Shteti dhe shoqëria do të ofrojnë kujdesje për fëmijën e sapolindur dhe për nënën”.
Në programin e gjeverisë është citati i mësipërm ndërsa Elena vijon të dhunohet çdo ditë, sa herë që bashkëshortit të saj i shkon mendja për ndonjë gotë raki.
Cështja është se a do të ketë ndonjherë diçka praktike për këto gra, apo do të ketë gjithmonë fjalë të bukura për tu bërë tërheqës nëpër deklarata mediatike?!