Gruaja me gjoks 15 kilogramë, kërkon partner
Një grua amerikane me gjoks shumë të madh po kërkon dëshpërimisht një partner. “Ballkoni” i Kristy Love peshon rreth 15 kilogramë dhe është pengesë për 36-vjeçaren në punët e përditshme dhe jetën sentimentale.
Gjithsesi, Kristy ka deklaruar: “Ky gjoks nuk duhet të jetë i vetmuar. Është koha t’i gjej një burrë.”
Edhe pse, sipas saj, gjoksi i ekzagjeruar e ka penguar të gjejë punë normale, ajo thotë se ka qenë avantazh për gjëra të tjera pasi aty mban parfumin, celularin, çelësat e makinës etj.
Themi punë “normale” pasi Kristy Love e ka një punë: ajo fiton 1000 $ në ditë duke i bërë masazhe me gjoks klientëve.