Gruaja me thonjtë më të gjatë në botë
Një grua nga Teksasi është kurorëzuar me titullin “Gruaja me thonjtë më ë gjatë në botë”. Thonjtë e gjatë i përkasin Ayanna Williams, e cila merret me trajtimin e thonjve në Teksas.
Thonjtë e saj kanë janë futur në librin Guinness. Gruaja ka shpenzuar një kohë të gjatë për rritjen e thonjve, më shumë se 23 vjet. Ajo është frymëzuar nga një mik dhe thotë se do të vazhdojë që t’i rrisë ata.
Ayanna Williams thotë se gjëja më e vështirë e të pasurit thonj jashtëzakonisht të gjatë, është se i duhet më shumë se 1 javë që t’i lyejë. Problem për të është edhe veshja e pantallonave.
Gruaja mendon se është unike në llojin e saj, ndërsa familja dhe miqtë e konsiderojnë pasionin e saj si një gjë normale. Që të kujdeset për thonjtë e saj, Ayanna përdor sapun antibakterial dhe një furçë të posaçme për t’i pastruar ata çdo ditë.