Grupi i Stabilitetit Financiar, apel shqiptarëve: Përdorni Lekun!

Grupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar zhvilloi mbledhjen e radhës, kur theksoi rëndësinë për të forcuar përdorimin e monedhës vendase në ekonominë shqiptare dhe në sistemin financiar.

Në mbledhje morën pjesë Ministri i Financave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve.

Sipas njoftimit zyrtar, përdorimi më i madh i lekut është një instrument që përmirëson efektivitetin e mekanizmit të transmetimit të politikës monetare dhe ul rreziqet për stabilitetin e sistemit financiar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbështetur edhe në rekomandimet e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe të atyre evropiane, grupi sugjeroi shqyrtimin e përvojës së vendeve të tjera në këtë drejtim dhe vlerësimin mbi veprimet që mund të ndërmerren në afat të mesëm, në kushtet e ekonomisë shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë viteve të fundit, kreditimi në lekë është rritur ndjeshëm dhe në fund të prillit të këtij viti përbënte mbi 44% të totalit, nga 40% që zinte në fillim të vitit të kaluar. Një çështje tjetër, e diskutuar edhe në mbledhjen e mëparshme të muajit janar, ishte rëndësia e monitorimit të platformave të tregtimit online, në mënyrë që publiku të njohë rreziqet e investimit në këto platforma dhe të orientohet vetëm drejt subjekteve të licencuara dhe të mbikëqyrura.

Përsa i takon sektorit bankar, të pranishmit vlerësuan se situata financiare është e qëndrueshme, ndërkohë që kreditimi në monedhën kombëtare dhe ecuria në tërësi e depozitave është në nivele të mira.

Nga analiza, rezultoi që nivelet e mira të kapitalizimit dhe të likuiditetit të sektorit bankar ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme ndaj rreziqeve të veprimtarisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?