“Gurët gëlltitës”, një mrekulli e natyrës
E ndërsa po eksploronin Trindale në Rio De Janeiro, tursitët kanë zbuluar një mrekulli të natyrës.
Një ujëvarë e vogël brenda së cilës fshihet një shpellë sekrete dhe e errët që të dërgon në lumë.
Në vendin e quajtur “Gurët gëlltitës”, formimi i gurëve ka një ujëvarë të vogël që kalon përmes saj e cila në dukje është mjaft e zakonshme.
Por turistët kanë zbuluar se ndërsa futesh në zgavrën midis gurëve, uji do t’iu dërgojë në një shpellë të fshehtë, mjaftueshëm e madhe sa për të zënë 4 persona.
Pastaj duke rrëshqitur e gjen veten në një lumë.