Guvernatori i BSH jep një lajm të mirë: Rritja ekonomike do vijojë, mundësi për paga më të larta

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka prezantuar sot analizën e raportit për tremujorin e parë të vitit 2017.

Bazuar në rezultatet e deritanishme, Sejko tha se rritja ekonomike do të vijojë, dhe kjo do të krijojë kushtet e duhura edhe për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2018.

“Rritja ekonomike do vazhdojë dhe afatmesëm e mjaftueshme për të vendosur ekonominë në ekuilibër dhe do jetë mjaftueshëm për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2018. Nisur nga ecuria për inflacionin mesatar për 2017 ka pësuar një rishikim të lehtë për poshtë. Ekonomia duket se po i afrohet nivelit potencial, nisur edhe në rënien e normës së papunësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky përmirësim do mundësojë rritje të pagave. Efekti negativ i kursit të këmbimit pritet të shuhet gradualisht. Ekonomia vazhdon të lëvizë në një trajektore rritëse. Inflacioni mesatat i tre mujorit të dytë ka shënuar rënie. Rritja e aktivitetit ekonomik ka qenë më e lartë se pritshmëritë tona. Konsumi dhe investimet private janë rritur si rrjedhojë e përmirësimit të besimit në ekonomi, rritjes së investimeve të huaja direkte. Politika fiskale ka prodhuar stimuj pozititiv”, tha Guvernatori Sejko.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?