Guvernatori Sejko: Ekonomia po rikuperohet

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se Shqipëria po ndjek politikat e përcaktuara nga FMN. Në një konferencë me praninë e misionit, Sejko tha se ekonomia shqipetare po rikuperohet për vitet në vijim.

“Kemi ndjekur politikat e përcaktuara nga FMN. Masat e marra për të promovuar ekonominë tonë për të çliruar kapitalet duke ndikuar gjkithashtu edhe kjo për rritjen ekonomike. Ajo që ne peresim është që të ndikojmë tek rritja e kreditimit.

Fillimisht dua t’ju kërkoj bashkëpunimin tuaj. Duhet të aktivizoheni edhe ju në këtë perspektivë që po ndjek BSH. Dua që të kemi një bashkëpunim të qartë dhe trasnaprent.

Ne do të kemi një bashkëpunim me të gjthë përfaqëusesit e bankave në Shqipëri. Duke promovuar vendin tonë besoj se do të kemi një mbështetje më të mirë dhe kredite për vendin tonë.

Mbi të gjitha ekonomia është duke u rikuperuar për vitet në vijim, ky është një hap i rëndësishëm dhe kreditimi po vijon me hapa të lehtë rritje. Kjo mbetet një nga sfidat kryesore.

Bankat komerciale do të ndikojnë në stabilitetin financiar, duke qenë me fleksibël në politikat që ndjekin, duke krijuar lehtësira për kreditimin”, tha Sejko.

SHKARKO APP