Guvernatori: Sistemi bankar në vend, i shëndetshëm

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve të Evropës Juglindore të Universitetit të Oksfordit, organizoi të enjten në Tiranë konferencën e nivelit të lartë me temë “Zgjerimi i politikave monetare dhe stabilitetit financiar”.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, Guvernatori i Bankës Qendrore, Gent Sejko, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të lartë të bankave qendrore, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar e Banka Botërore, rrethet akademike në vend, përfaqësues të sistemit bankar e financiar etj.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në fjalën e mbajtur me këtë rast tha se, sistemi bankar në vend është i shëndetësh dhe i mirëkapitalizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banka e Shqipërisë, deklaroi Guverantori, mbetet e angazhuar për një politikë monetare lehtësuse, për nxitjen e kreditimit ekonomik të vendit. Ndërsa sistemi bankar në vend paraqitet likuid për mbështetjen dhe financimin e biznesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasojat e Brexit, vijoi Sejko, potencialisht ekzistojnë për Shqipërinë dhe rajonin tonë, por mbeten ende të vëshitra për t’u identifikuar.

Guvernatori tha se, “Brexit përbën një fenomen përcaktues për BE dhe Eurozonë. Si i tillë, nuk mund të kalojë pa lënë gjurmë në Shqipëri dhe në rajonin tonë. Ai mund të shoqërohet me efekte negative direkte apo indirekte, afat shkurtër apo afatgjata në tregjet e punës, të mallrave dhe shërbimeve.”

Në Shqipëri, tha Sejko, efektet e drejtpërdrejta vlerësohen të jenë të vogla, por bashkëpunimi tregtar me Mbretërinë e Bashkuar mbetet i ulët. Eksporti i mallrave shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar përbën vetëm 0.2% të totalit të 10 viteve të fundit. Ndërsa importi është rreth nivelit 1.1%. Raporte të ulëta paraqet edhe stoku i investimeve të huaja britanike në Shqipëri, ndërkohë ndikimet ne remitancat janë më të larta, por jo përcaktuese.

“Efektet e tërthorta do të varen nga dikimi që do të ketë Brexit në ekonomi dhe sistemin ekonomik. Pasojat e Brexit për Rajonin dhe Shqipërinë ekzistojnë potencialisht, por mbeten ende të vështira për tu identifikuar”, deklaroi Guvernatori Sejko.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?