Habit Dako: Siç luftova për reformën në drejtësi, ashtu do luftoj edhe për punësimin

Dako: Siç luftuam për reformën në drejtësi, ashtu do luftojmë edhe për të rritur punësimin

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun Durrës, njëherësh kryetari i Bashkisë, z. Vangjush Dako, së bashku me kandidatin për deputet, z. Jurgis Çyrbja, u takuan me banorë të zonës së Shën Vlashit.

Gjatë bashkëbisedimit, z. Dako kërkoi besimin e banorëve në mënyrë që reformat e nisura këtë mandat të vijojë për të patur më shumë punë, më shumë mirëqenie për qytetarët dhe një shtet të së drejtës.

“Duhen katër vjet të tjera për të vazhduar këto reforma, për të transformuar Shqipërinë, për të vazhduar për të patur më tepër punë, më shumë mirëqenie, për një shtet të së drejtës, për një Shqipëri që duam. Do t’ju kërkoja votën për Edi Ramën, votën për Partinë Socialiste sepse kjo është votë për të ardhmen tonë të përbashkët”, u shpreh z. Dako.

Më tej, kryebashkiaku tha se për këtë zonë Bashkia e Durrësit, me mbështetje edhe të qeverisë, ka parashikuar një sërë projektesh të cilët do të lehtësojnë jetesën e banorëve. Z. Dako theksoi gjithashtu se Partia Socialiste siç luftoi për reformën në drejtësi, ashtu do të luftojë edhe për të rritur punësimin.

“Gjithë kjo zonë falë projekteve të Bashkisë por mbështetjes së madhe që ne presim nga qeveria do të japi frytet e veta, do të kemi një Durrës më të mirë, do të kemi më shumë mirëqenie për gjithë secilin prej nesh, do të kemi më shumë punë. Të jeni të sigurtë që ashtu siç Partia Socialiste luftoi fortë për reformën në drejtësi ashtu do të luftojë edhe për të rritur punësimin edhe për të rritur mirëqenien”, deklaroi z. Dako.

Ndërkohë kandidati Jurgis Çyrbja kërkoi votën e banorëve në mënyrë që “këto reforma që janë nisur të vazhdojnë dhe të bëhen gjëra sa më të mira për zonën tuaj, për Durrësin dhe për gjithë Shqipërinë”.

SHKARKO APP