Habiten ekspertët, ariu polar largohet 450 milje nga Arktiku

Një ari polar nëntë muajsh ka shokuar ekspertë pasi u gjet rreth 450 milje në jug të habitatit të tij natyror në Arktik. Këlyshi tashmë do të mbahet në kopshtin zoologjik rus, pasi është shumë i vogël që të mbijetojë i vetëm, por mister mbetet mënyra se si ai arriti të ecë aq larg nga deti i akullt.Këlyshi i Ariut, që tashmë quhet u largua nga zona e akullt në një kohë që ata përgatiten për gjumin letargjik dhe që janë shumë agresivë. Shkencëtarët janë të habitur dhe po përpiqen të kuptojnë se si ai arriti të largohet nga bregu siberian dhe që nisi të jetonte pranë një fabrike lokale peshku. Punonjësit e fabrikës i hidhnin mbetjet e peshkut që ariu të ushqehej.

Ai ndihej shumë i kënaqur me jetën e re që po bënte dhe madje u miqësua me qentë e zonës. Fillimisht ekspertët besonin se ariu polar ishte rreth dy vjeç, por pasi u qetësua dhe u inspektua nga veterinerët, u zbulua se nuk ishte më shumë se nëntë muajsh.

SHKARKO APP