Hafizit nuk i rrihet më me socialistët, kalon në krah të djathtë, ulet me deputetët e PDIU-së

Ish-deputetja e Partisë Socialiste e Shkodrës Mimoza Hafizi pas largimit të saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste një javë më parë, është ulur këtë të enjte në parlament në anën e djathtë të sallës së seancave plenare, në rreshtin e vendeve përkrah deputetëve të PDIU-së.

Ndonëse ka qenë e vetme, pa deputetin tjetër që bashkë me të u larguan nga PS, Ben Blushi, Hafizi është fotografuar në anën tjetër të sallës së Kuvendit ku ishte ulur përherë. /Report Tv/

SHKARKO APP