Hajdarmataj: Vota në Dibër, votë e një ndërgjegje të lirë

Dita e sotme mbeti një heshtje zgjedhore, ndërsa nesër në orën 07:00 hapen qendrat e votimit për të votuar për kryebashkiakun e ri të Dibrës.

Deputetja e PD-së për qarkun Kukës, ka dhënë një mesazh për qytetarët e Dibrës disa orë para votimit. Nëpërmjet një postimi në facebook, Mimoza Hajdarmataj, ka theksuar se nuk ka rëndësi më të madhe sesa paqja me veten dhe një ndërgjegjje të pastër.

Ajo ju ka bërë thirrje, të rinjtëve që të mos e humbain shancin për të votuar, sidomos kur janë për herë të parë.

Mesazhi

Heshtje zgjedhore në Dibër…

Por neser zëri i votës së një vullneti dhe ndërgjegjeje të lirë duhet të bërtasë fort.

Më së shumti apeli, për të shkuar e për të mos humbura asnjë votë, është për të rinjtë, e vecanërisht për ata që hedhin votën për herë të parë.

Nuk ka më të rëndësishme se sa paqja me veten dhe ndërgjegjja e pastër me veten, me familjen, me Dibrën.

Ajo është vota e lirë e pa blerë, e pashitur, e pa imponuar.

SHKARKO APP