“Hajde në Kavajë”, 5 ditë festë në qytet. Nis java kulturore e turizmit

Festë në Kavajë. Një risi vjen në qytet, si kurrë më parë në sheshin kryesor për 5 ditë me rradhë qytetarët dhe turistët e shumtë, do të kalojnë mbrëmjen nën shoqërinë e aktiviteve që organizohen nga Bashkia e Kavajës.

Nën përkujdesin e veçantë të kryetarit Isa Sakja, Bashkia nën drejtimin e ri pas zgjedhjeve të 25 qershorit, organizon “Javën Kulturore të Turzimit”.

Në pikun e sezonit turistik, Bashkia organizon aktiviteve për 5 ditë me radhë. Fluksi i turistëve në zonat bregdetare si: Mali i Robit, Golem, Qerret, Spille etj, ka mbipopulluar zonën dhe jo vetëm pushues por dhe qytetarë mirëpritën natën e parë të javës kulturore të turzimit, e cila u hap mbrëmjen e së hënës me muzikën e DJ-ve të talentuar të qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe për vijuar sot me atmosferën e rtimeve tradicionale, me këngë dhe valle popullore nga asambli i qytetit. Ky aktivitet shërben si trampolinë edhe për artistët e qytetit që cilët deri më dje nuk kanë pasur mundësi për të shpalosur talentet në të tilla aktivitete të munguara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ditët në vijim, referuar aktiviteteve publiku artdashës i Kavajës, do të ketë mundësinë që të shijojë performaca nga festivali i këngës për fëmijë, kërcimin modern dhe spektakël nga interpretuesit e rinj të qytetit dhe për të mbyllur javën kulturore me datë 18 gusht, me muzikë siç e kërkon sezoni dhe vendi, sigurisht live nga artistë të njohur të skenës dhe nga të rinj.

“Java Kulturore Turistike”, është një organizim që do ti dhurojë qytetit atmosferën e munguar, dhe e gjitha falë përkujdesit të veçantë që po tregon kryetari Isa Sakja.

R.SH

“JAVA KULTURORE E TURIZMIT” Në qendër të qytetit, në orën 21:00

14-Gusht: DJ-ve të talentuar të qytetit
15-Gusht: Ansambli i këngës dhe i valleve popullore
16-Gusht: Festivali i këngës për fëmijë
17-Gusht: Kërcim modern dhe interpretuesit e rinj
18-Gusht: Acoustic Fever dhe këngë shqiptare

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?