Hakerat publikojnë kodin, televizori juaj mund të përgjohet, si ta zbuloni

Pajisjet e lidhura me internetin mund të përgjohen shumë lehtë. Mjafton një gabim nga përdoruesi i pajisjes, sidomos kur kjo e fundit lidhet me internetin dhe ato janë potencial për të rënë pre e sulmeve kibernetike.

Sulmet e fundit janë aq te sofistikuara saqë dhe kompanitë që prodhojnë “Smart Tv” nuk kane arritur te gjejnë një zgjidhje. Hakerat kanë publikuar dhe kodin sesi mund të aksesojnë në televizorët tuaj.

Pas një hakerimi të televizorit tuaj as një “restart” dhe as një rikthim të pajisjes ne gjendjen fillestare nuk do të largonte virusin prej saj. Ai do të veprojë gjatë gjithë kohës në “background”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas sulmit, hakerat do shfaqin në TV tuaj atë që ata duan, por jo vetëm kaq.
Personat që kryejnë këto sulme mund të kryejnë përgjime në ambientet tuaja të shtëpisë, t’iu filmojnë nëse ekranin e keni me kamera e madje dhe të marrin të dhëna të tjera tuajat si “passwordet” e llogarive të e-maileve.

Swiss Digital Mobile Reklama

E vetmja gjë që duhet të bëni është të mos hyni në rrjetet sociale duke përdorur TV si monitor.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?