Hakerohet siti ‘me pullë të kuqe’ Pornhub, miliona përdorues në rrezik

Siti Pornhub, një nga platformat më të mëdha të videove me pullë të kuqe në votë, ka rënë viktimë e një sulmi të piratëve. Tani miliona profile të përdoruesve janë në rrezik.

Sipas shoqërisë së sigurisë Proofpoint, sulmi ka prekur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë, Mbretërinë e Bashkua dhe Australinë dhe kishte si objektiv instalimin e një “Malware” përmes reklamave mashtruese. Goditjen e ka dhënë grupi KovCoreG.

Funksionimi i virusit
Sapo instalohej “malware” ka funksionuar për më shumë se një vit si përditësim i shfletuesit të navigacionit, por ka shënjestruar një faqe me keqdashëse.

Ky lloj i softuerit zakonisht përdoret si mashtrim i reklamimit në internet për të gjeneruar të holla duke klikuar në reklama të rreme. Të njëjtat që hasën përdoruesit e Pornhub, të cilët e kanë shkarkuar atë në mënyrë të pavullnetshme.

Infeksioni mund të ketë instaluar çfarëdolloj programi, nga malware që mund të vjedhin të dhënat e softuerit që kërkon një shpërblim për të zhbllokuar kompjuteri. Për momentin Pornhub nuk e komentuar.

 

 

SHKARKO APP