Haki Abazi: Ka përpjekje të disa aktorëve politikë për të përfituar në këtë situatë

Zv.kryeministri i Kosovës Haki Abazi theksoi në një intervistë për “ABC News” se masat e marra në Kosovë për tu përballur me koronavirusin, janë koordinuar nga Ministria e Shëndetsisë. Por Abazi akuzoi për atë që e quan përpjekje të disa aktorëve politikë për të përfituar në një situatë të tillë, për protagonizëm.

“Natyrisht që kriza politike nuk i ka ndihmuar mobilizimit të plotë të resurseve të vendit, sigurisht që përkujdesja vijon të jetë në kujdesin e jeytës së qytetarëve duke qenë prioriteti i çdo vendimi, sepse shëndeti publik ka më shumë se çdo gjë rëndësi. Natyrisht me kujdes kemi analizuar edhe shëndetin e ekonomisë së rënduar të Kosovës për të mos shtrirë përtokë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Kriza politike ka rënduar më shumë pasi opozita kërkon që të aktrojë si duke qenë pozitë duke krijuar pako financiare alternative duke mos u bashkuar me Ministrinë e Financave që ka bërë një punë të shkëlqyer në kategorizimin dhe përcaktimin e pakove për prioritetet për të mbajtur gjallë ekonominë dhe për të kaluar fazën në mënyrë që të mos kemi probleme në të ardhmen.

“A ka Kosova resurse të mjaftueshme? Kjo është pyetje me vend. Edhe shtete të mëdha si Italia, SHBA apo vende të tjera të zhvilluara nuk e kanë menaxhuar me sukses situatën dhe kjo besoj se lidhet me faktin e mungesës së shkathtësisë politike. Me të gjithë mungesat që kemi me një sistem të dëmtuar shëndetsor, ne kemi arritur që të vendosim në veprim përvojën e shtetit dhe qytetarëve për të qenë rezistent ndaj rreziqeve. Populli i Kosovës ka kaluar shumë rreziqe. Momentalisht mendoj se jemi duke e kaluar me shumë mirë këtë situatë”, deklaroi Abazi.

Haki Abazi: Ka perpjekje te disa aktoreve politike per te perfituar ne kete situate

Abazi pranon se kriza politike nuk ka ndihmuar në organizimin e të gjitha burimeve në vend për tu përballur me pandeminë.

“Masat që kemi marrë kanë qenë kryesisht të koncentruara nga Ministria e Shëndetsisë e cila ka kordinuar të gjithë ministritë e tjera përfshirë edhe kryetarët e komunave në një mobilizim të jashtëzakonshmëm nga personeli mjeksor dhe një ekzekutim të mirë nga Ministria e Punëve të Brenshme.

Është e vërtetë që edhe mediat kanë kryer një punë të mirë në informimin e qytetarëve, patjetër që ka vend patjetër por i vetmi problem ka qenë tentimi i disa aktorëve politikë për të përfituar nga rasti për të zbehur deri diku mobilizimin. Mendoj se qytetarët e kanë përcjellë me kujdes punën e qeverisë dhe të insitucioneve dhe e dinë se si ta dënojnë një klasë politike që është bërë pengesë për mbarëvajtjen e shteti”, tha Abazi.

Megjithëse Kosova ka arritur tashmë rekord në numër rastesh të reja, duke shkuar deri në 79 raste të reja të konfirmuara brenda 24 orësh,  zv.kryeministri Haki Abazi thotë se Kosova është shembull për mënyrën e menaxhimit të situatës.

“Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me qytetarët ka arritur që të krijojë një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit duke e bërë të mundur që nga paraqitja e rastit të parë të ndërpresë shkollat, të mbyllë kafet dhe restorantet dhe të kufizojë sa të mundet lëvizjet e qytetarëve. Ka kaluar një muaj dhe jemi gati një vend për tu marrë shembull”, u shpreh ai.

Parlamenti i Kosovës pritet të mblidhet të martën për të shqyrtuar një paketë masash për tu përballur me koronavirusin, e paraqitur nga PDK, e Kadri Veselit, parti opozitare. Ndërkohë qeveria Kurti vazhdon të jetë qeveri në detyrë dhe presidenti Hashim Thaci, i ka kërkuar tashmë dy herë zyrtarisht vetëvendosjes që të paraqesë një kandidaturë tjetër për kryeministër.

Vetëvendosje dhe Kurti janë përgjigjur se janë duke u marrë me pandeminë dhe se ajo që presidenti duhet të bëjë është të mendojë për një datë zgjedhjesh pas përfundimit të saj./abcnews.al

SHKARKO APP