Halim Kosova: Çfarë i thashë Ramës në ditëlindjen e PS

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Tiranë, mjeku gjinekolog Halim Kosova ishte i vetmi përfaqësues i PD në festën e 26-vjetorit të Partisë Socialiste, mbajtur pak ditë më parë në Tiranë.

Ai ka rrëfyer sot detajet nga ftesa dhe ato që nuk  u panë në kamera, gjatë emisionit të mëngjesit në Vizion Plus.

“Për hir të së vërtetës, nuk është se kisha shumë kohë që të shkoja te festa e PS dhe me shaka u thoja, pse më thatë kaq vonë që të kisha bluzë me numrin 6. Edhe po ta kisha nuk do ta vishja. Mendova, po sikur të dalë ndokush të thotë: ore po ça do këtu, pse erdhe këtu te festa jonë. Dhe u thashë atyre të partisë: ore ma sillni atë ftesën në dorë, që ta kem, mos më del ndonjë aty. Por pastaj e harrova në shtëpi.

Ta them origjinal, unë kur i shkoj ndonjërit për ditëlindje, i marr ndonjë të dhënë më përpara, ke marrë këtë notë, nëna jote kështu. Kur më tha njëri: Mos kërko kot të dhëna për PS, se ka lindur në shtëpi. Kur shkon për urim, se dy ftesa kishin çuar te PD.

Thashë, çfarë t’i çoj ndonjë gjë mendova: dhe për fat ndoshta gjeta ndoshta gjënë më të bukur: një album me punën që është bërë për maternitetin në 70 vite që në kohën e Italisë. Album që si ia thashë dhe Ramës, sesi nën moton punë jo fjalë çfarë mund të bëjë njeriu. Pa premtime, por vetëm punë këmbëngulëse 24 orë në 24.

Dhe absolutisht i pëlqeu shumë Ramës. Kur po ikja në drejtim të qendrës kur po i shkoja për t’i uruar të gjithë më thonin: urime që erdhe. Dhe unë i thosha: kam ardhur vetëm për vizitë, jam vetëm për qokë.

Kur foli zoti Rama nuk kishte timonin, por kishte mikrofonin. Kur e kap një njeri timonin, ose mikrofonin ti nuk ke ça bën, e ai tha: I vetmi votues kundër është doktor Halimi. Kur u afrua i thashë: Nuk du me ta prish ditëlindjen, por që kur kam ardhur këtu të gjithë më thanë: me ty jemi, por këtu kemi ardhur nga halli”.

SHKARKO APP