Halim Kosova rrëfen bisedën konfidenciale: Çfarë fola me Ramën në ditëlindjen e PS (Video)

Dje në 26-vjetorin e Partisë Socialiste në selinë rozë u mblodhën qindra mbështetës dhe anëtarë por vetëm një demokrat.


Bëhet fjalë për kandidatin për deputet të PD-së Halim Kosova, i cili mori pjesë dje në ditëlindjen e Partisë Socialiste dhe madje bëri edhe një foto me kryeministrit Edi Rama. Se çfarë u fol mes të dyve në pak çaste në festë dhe mes dhjetëra të pranishmëve ka qenë vetë Kosova që e ka zbuluar.

“Edhe tani duket bërë shaka, meqenëse zoti Rama tha i vetmi votues kundër është doktor Halimi, unë i thashë nga afër, që nuk dua të të mërzis, por që kur hyra shumë vetë më thanë që pavarësisht që jemi këtu, për ty e kemi votën”, deklaroi Halim Kosova para gazetarëve.

 

SHKARKO APP