Halloween, festa që “çmendi” Tiranën

Me maska të ndryshme të rinjtë pushtuan rrugët e Tiranës për Halloween, një festë që po kthehet në traditë. Baret kanë qënë destinacioni i të apasionuarve pas kësaj feste.

Halloweeni po kthehet në një traditë në Shqipëri edhe pse më së shumti mbetet vetëm një arsye për të rinjtë për të festuar.

“Halloween” është festa e shtrigave, fantazmave, monstrave, të cilët nën maskat e të rinjve pushtuan Tiranën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Halloween është një industri prej disa miliarda dollarësh, ndërsa në Shqipëri nuk mund të flitet për diçka të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me kunguj të zbukuruar, rrjeta merimangash e plot simbole të tjera, baret ishin destinacioni i vetëm i festës.

Por Halloweeni, nuk është një festë vetëm për të rritur, është edhe për fëmijët si ky superhero në Tiranë, i cili ndoshta nuk e di refrenin “Karamele apo rreng”, por i është gëzuar festës njësoj si bashkëmoshatarët e tij në botë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?