Halloween në thonjtë tuaj, ja si të festoni në majë të gishtave!

Dita e shtrigave po afrohet: me artin e thonjve – por jo vetëm! Shumë ide origjinale dhe trendi për të pasur duar magjike Akoma nuk kemi arritur të marrim veten pas pushimeve, dhe të ndryshojmë garderobën me veshjet e sezonit të ardhshëm, por ndërkohë festa e Halloween ose e quajtur ndryshe nata e shtrigave, po afrohet. Pse nuk përfitoni nga arti i thonjve i parë në një film horror? Ose mund të zgjidhni një manikyr me ngjyrën e kungujve, sa për të qenë brenda kësaj feste. Ja disa ide për të qenë rrëzëllitëse edhe natën më të frikshme të vitit.

Sjellin fat: nëse nuk na bezdisin pak, merimanga dhe grepat e tyre do të jenë një dizajn më shumë se i përshtatshëm për natën e Halloween. Nëse origjinaliteti nuk na frikëson, pse të mos i japim mundësinë çdo thoi që të dallojë? Mjafton të ndryshoni ngjyrën….dhe gjithçka mori fund! Gjaku: çfarë do të ishte Halloween nëse nuk do të kishte një shkallë frike dhe terrori? Nëse nuk mund të heqim dorë nga e kuqja, të paktën të jetë e ndezur me një manikyr të përjetshëm, që kërkon skenarë të rrezikshëm…

Pavendosmëri: ne themi të jemi klasike dhe me gjallëri: është e kuqja e dashur dhe e përjetshme, por ne duam të ndjellim terrorin e shenjtë. Propozimi është i thjeshtë dhe efektiv: një bezel në ngjyrë të zezë, e cila si një dantellë stolis skajet tona: një përzierje për t’u kopjuar! Për ata që duan natën: tani pothuajse të zhdukur nga qytetet tona, për një imagjinatë që demonizon këto gjitarë që lakmojnë insektet. Ata kanë qenë prej kohësh simbol i errësirës. Nëse ju nuk keni frikë, mund të dizenjohen edhe në thonjtë më të guximshëm.

Do të doja, por nuk mundem: nëse nuk jeni më vajzë e re dhe nuk i doni rreziqet, ose më thjesht profili i ulët është stili juaj, kjo është zgjidhja e duhur për ata që nuk duan të guxojnë shumë: manikyri portokalli, ngjyra simbol e vjeshtës (dhe kungull) por me një prekje rrëzëllitëse, shkëlqim në thonjtë tuaj. Origjinal dhe me gjallëri! Të moderuar, por joshës: edhe në versionin shkëlqyes, portokallia qëndron mirë tek thonjtë që duan të jenë protagonistë, por pa e tepruar. Të famshmit: “përse jo?” Shumë të këqija: magjistarë aspirantë, ja zgjidhja e duhur për ju. Thonj të gjatë dhe të mprehtë, armë me të vërtetë të pahijshme: janë thonjtë më të frikshëm, ato të shtrigave të këqijave.

Tendencat: në përputhje me tendencat e modës, që këtë vit propozojnë buzë të buta dhe ngjyrë vjollcë, do të ishin tërheqës thonjtë me shumë ngjyra, të njëjtë me nuancat e buzëkuqit.

Na pëlqen të shkëlqejmë: nëse jemi shtriga ose jo, ose të jemi në qendër të vëmendjes është në dorën tonë, atëherë veshja e zezë dhe e argjendtë përputhet me një natë të frikshme… por shkëlqyese!

SHKARKO APP