Hamilton në lidhje me modelen që vuan nga vitiligo?

Ishte në pistën e MonteCarlos për të mbështetur britanikun Lewis Hamilton gjatë Çmimit të Madh të Monakos dhe disa orë pas garës së Formulës 1, Winnie Harlow u pa duke ngushëlluar atë që thuhet se është i dashuri i saj i ri. Modelja, e cila ka një çrregullim të lëkurës, u pa me bikini në një jaht në Montecarlo, së bashku me Bella Hadid dhe Barbara Palvin. Winnie është fotografuar duke qëndruar pranë Lewis Hamilton në shumë momente gjatë pasdites të së dielës. Që nga ndarja me Nicole Scherzinger, Hamilton është spekuluar për lidhje me femra të ndryshme. Edhe Rita Ora ka qenë një ndër të dashurat e spekuluara të pilotit britanik.

SHKARKO APP