Hap sytë nga 1 tetori, merr gjobë po nuk e tërhoqe kuponin

Duke filluar nga 1 tetori, kur nis dhe faza e tretë anti­informalitet nuk duhet të bëjnë kujdes vetëm bizneset por edhe qytetarët. Kushdo që bën një blerje dhe nuk tërheq kuponin tatimor do të përballet me gjobë. Një fakt të tillë e bëri me dije në emisionin “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe, ne Oranews, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero.

Ja deklarata e saj: Edhe qytetarët do kontrollohen, kanë detyrim ligjor të tërheqin kuponin. Në momentin që qytetarët nuk e tërheqin kuponin sigurisht që ka një penalitete që është 1 mijë lekë për ata që thyejnë ligjin. Ne do i inkurajojmë të jenë pjesë e këtij aksioni. Jo gjthmonë do hyjmë direkt në ambinetin e biznesit por do pyesim një qytetar që sapo ka marrë një shërbim në atë njësi, i cili më tej mund të jetë dhe objekt i kontrollit. Janë skema që përdoren në gjithë botën, ka punonjës të administratës tatimore, por jo vetëm, që hyjnë në një aktivitet. Qëllimi është jo të penalizojmë qytetarin por të jetë pjesë e aksionit dhe palë me administratën tatimore.

SHKARKO APP