Hapat për të luftuar ankthin

Ankthi është një ndjesi që të gjithë e përjetojmë, por ka një mënyrë efektive dhe të thjeshtë për tu përballur me të.

Joe Navarro, ish-agjent i FBI dhe autor i “What Every BODY is Saying”, sjell tre hapa se si të kontrolloni sjelljet që tregojnë se sa nervozë jeni.

Përgjigjia e tij është: Mos e kontrolloni!

“Gjëja e parë që i them njerëzve është: nëse jeni nervozë, ka një arsye të mirë. Ndoshta sepse do takoni dikë për herë të parë apo keni një intervistë punë, apo një prezantim të rëndësishëm. Kështu që vazhdoni dhe përballojeni.Mos u përpiqni ta fshihni”.

Sipas Navarro, kur e dini që jeni nervozë, mund t’ju ndihmojë të pakësoni ankthin.

“Stresi është diçka e natyrshme, dhe nuk duhet të çmendni veten duke u përpjekur ta kontrolloni, kur ndonjëherë është më e lehtë ta pranoni që jeni nervozë e t’ja thoni të tjerëve”.

Këshilla e ish-agjentit përmblidhet në këto tre hapa:

1-Deklarojani vetes që jeni në ankth

2-Deklarojini të tjerëve / audiencës që jeni në ankth

3-Përshtatni sjelljet e tuaja të nervozizmit

SHKARKO APP