Hapen portat e tre HEC-ve

Prurjet e shumta për shkak të reshjeve kanë detyruar autoritetet të hapin portat e tre hidrocentraleve, ndërsa në kaskadën e Drinit uji është pranë piëks kritike. Korporata elektroenergjetike Shqiptare njofton se janë hapur portat e Hidrocentrale të Vaut të Dejës, Ulzës dhe SHkopetit.

Në Vaun e Dejës Shkarkimet 1500 metër kub ujë për sekondë, ndërsa në Shkopet dhe Ulëz po shkarkohet me 1 mijë metër kub ujë për sekondë.

Autoritetet bëjnë të ditur se niveli I ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur ë kuotën 289 metër, duke iu afruar pikës kritike.

Prurjet e shumta kanë detyruar Korporata elektroenergjetike Shqiptare të nisë procedurat për eksportim të energjisë, ndërsa po bashkëpnon

edhe me partnerët për të minimizuar shkarkimet pa prodhim energjie, duke shfrytëzuar maksimalisht përfitimet që rrjedhin nga marrëveshjet e shkëmbimit dhe depozitimit të energjisë elektrike.

Por shkarkimet nga dy HEC-et Shkopet dhe Ulëz kanë sjellë situatë të rënduar në lumin mat, në të cilin ëhstë rritur niveli i ujit, dhe rrezikon përmbytjen e zonës së Shënkollit.

SHKARKO APP