Hapet Allishverishi në Elbasan, Gjergj Luca surprizon me muralet që i japin karakteristikën unike restorantit të ri

Atmosfera e këtij eventi është e tëra si një festë. Kudo që shfaqet, nismat e Gjergj Lucës mbartin një energji të ngrohtë kremtimi; ai sjell me vete jo vetëm një ide biznesi, por një frymë, një puls që i jep kuptim ngjarjes.

Ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë, sipërmarrësi Gjergj Luca, emri pas të cilit qëndron një ndër historitë më të spikatura të biznesit shqiptar, marka e identitetit “Rozafa” dhe një model serioz vlerash në industrinë e akuakulturës, ka çelur zyrtarisht në Elbasan Allishverishin e radhës. Ambientet e jashtme dhe të brendshme janë veshur me petkun e festave të fundvitit: drita të ngrohta, dekorime simbolike dhe fjongo të kuqe që i japin hapjes një ndjesi ceremoniale, sikur qyteti vetë po përgatitet për një festë të re që reflekton edhe në këtë iniciativë të gjallërimit të biznesit në qytetin e Elbasanit.
Luca, me stilin e tij të njohur komunikues dhe të drejtpërdrejtë, e shoqëroi njoftimin me një videomesazh ku i ftoi ndjekësit të hyjnë në këtë botë të re të gastronomisë qytetare, një koncept që po merr formën e një rrjeti kombëtar dhe që synon të krijojë një identitet të ri në shërbimin ushqimor.

“Sot hapëm dyert e Allishverishit në Elbasan!
Mes miqve, imazheve të njerëzve të mëdhenj të qytetit dhe të botës, festojmë fillimin e një aventure të re. Ushqimi ka fuqinë të bashkojë njerëzit, pa dallim feje, race a bindjesh politike, dhe pikërisht këtë frymë duam të sjellim.
Në këtë prag Krishtlindjesh, urojmë që çdo gjë të na shkojë mbarë dhe të jetë një hapje me fat. Mirë se të vini!”, u shpreh ai, duke vendosur theksin tek fryma përbashkuese që dëshiron të kultivojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që të kap menjëherë vëmendjen në ambientet e brendshme janë muralet e mëdha dhe ilustrimet artistike që e shndërrojnë hapësirën në një galeri të hapur. Në një prej tyre shfaqen figurat ikonike të qytetit, ndërsa një tjetër mban ilustrimin që Luca i ka kushtuar librit të shumëdebatuar “Jam Musliman” të Ben Blushit, gjithashtu edhe figurat ikonike të arenës ndërkombëtare dhe jo vetëm. Këto realizime nuk janë thjesht dekor: ato janë një gjuhë vizuale, një narrativë që të fton të lexosh përmes imazheve, një identitet i ri që e dallon Allishverishin nga çdo njësi tjetër shërbimi. Ato flasin për historinë, për karakterin e qytetit, për personalitetin krijues të modelit “Rozafa”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me hapjen e Allishverishit në Elbasan, Gjergj Luca rikonfirmon vizionin e tij të qartë: rrjeti do të shtrihet në të gjitha qytetet e Shqipërisë, duke e bërë shërbimin “Rozafa” një standard të mikpritjes moderne, të cilësisë dhe estetikës, dhe një histori të re suksesi në gastronominë shqiptare.
Në Elbasan nisi një kapitull i ri, dhe me gjasë, ky kapitull do të pasohet nga të tjerë që ndjekin të njëjtën filozofi: ushqimi si përvojë, arti si mesazh, mikpritja si vlerë.
Albert Vataj

AV

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?