Hapet në dhjetor tenderi i hekurudhës Tiranë-Durrës

Prej vitesh dëgjojmë të flitet për një projekt të rëndësishëm që duket se është i pari që do të shohë dritën e konkretizimit pasi hapat e maturitetit me të cilat kanë ecur procedurat duken të përmbushura në pjesën më të madhe të tyre. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim rifreskoi së fundmi njoftimin e përgjithshëm për projektin e hekurudhave shqiptare ku prioritare është linja Tiranë­- Durrës.

Për projektin me një vlerë rreth 90.45 milionë euro, duke përfshirë pjesën takuese të shtetit shqiptar, është e pritshme çelja e procedurës zyrtare të tenderimit dhe kjo parashikohet të ndodhë shumë shpejt. Në respekt të procedurave standarde, ajo që pritet të ndodhë në vijim janë disa hapa institucionalë ku, së pari, është hedhja për publikim e periudhës për parakualifikim të tenderit për ndërtimin e këtij projekti, sipas njoftimit zyrtar të BERZH. Ky njoftim është i pritshëm brenda dhjetorit 2017.

Menjëherë pas publikimit të njoftimit të parakualifikimit në harkun prej rreth 45 ditësh pritet që të bëhet shpallja zyrtare për tenderin e ndërtimit, ndoshta me një periudhë përreth 35­ ditore.

Pas kësaj, ka një afat që jo gjithmonë ndiqet deri në fund prej 181 ditësh, që shërben për mbledhjen e ankesave nga pjesëmarrësit e procedurës së tenderimit. Më pas me shpalljen e ofertës fituese vijojnë negociatat për nënshkrimin e kontratës dhe më pas konkludimi i saj. Nëse marrim në llogaritje gjithë këto hapa, me shumë gjasa, në Paralelisht me këtë bëhet edhe përcaktimi i një konsulenti europian apo ndërkombëtar për rishikimin e metodologjisë së tarifave të qasjes në këtë infrastrukturë të re, që do të ndërtohet në mënyrë që të bëhet shlyerja e skemës së kredisë me garanci sovrane të shtetit shqiptar. Po kështu është miratuar asistencë teknike e konsulentit ndërkombëtar për zbatimin e planeve të projektit dhe asistencë për supervizim punimesh dhe menaxhim të projektit.

SHKARKO APP