“Harry Potter” depresiv – Rrëfimi i pazakontë i Devon Murray për luftën me sëmundjen

Shpeshherë janë të admiruar nga fansat e shumë do donin të ishin në vendin e tyre për të patur të njëjtin talent e sukses.

Por jo gjithmonë gjerat janë të lehta edhe për yjet e ekranit.
Një ndër personazhet e famshëm të ekranit që nuk i ka patur aspak të lehta gjërat, është Devon Murray, aktori i cili ka luajtur rolin e Seamus Finnigan në filmat e “Harry Potter”.
Aktori ka zgjedhur rrjetin social “Tëitter” duke treguar se ka rreth 10 vjet që vuan nga depresioni.
27 vjecari ka vendosur të flasë për të pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Sëmundjeve Mendore.
Aktori është shprehur se depresioni e bëri të humbiste vetëbesimin, të mos kishte më dëshirë për të marr përsipër projekte të reja dhe të humbiste jetën sociale që bënte më parë.
Devon Murray ka shtuar se periudha e dimrit është më e keqja sa i përket kësaj sëmundjeje, që e ka cuar deri aty sa ka tentuar të vrasë veten.
Ai ka theksuar se ndihet më mirë tani që ka kërkuar ndihmë dhe që ka folur rreth problemeve të tij mendore.
Aktori irlandez i ka kërkuar të gjithë fansave të tij që mos ti neglizhojnë asnjëherë miqtë  apo familjarët e tyre nëse dyshojnë që ndonjëri prej tyre vuan nga problemet mendore.

SHKARKO APP