Harta e riskut elektoral 2017

Kur kanë mbetur edhe më pak se 16 ditë deri në votime, ISP dhe vota.al sjell klasifikimin e ri të riskut elektoral 2017.

Kryesojnë? Zona e Peshkopisë në Dibër, zona e Elbasanit, zona e Shkodrës, zona e Durrësit, Kukës, Peqin, Laç, Kavajë, Kamzë, Fier, Lezhë, Shijak, etj. Në fund të listës, me shanse minimale për zona të riskut elektoral janë Mirdita, Divjakë, Vorë, Delvinë, Gramsh, Patos, Devoll, Kolonjë, Himarë, Përmet, Pustec.

Si është bere analiza- Janë analizuar kandidatët, partitë, stafet elektorale, rezultatet në vite, specifikat e zgjedhjeve në secilën bashki, problematikat lokale dhe në fund….si bashkim i të gjithë treguesve është bërë renditja e zonave me riskun më të lartë elektoral.

Me siguri, ata që banojnë në ato zona, i dinë arsyet përse bashkia e tyre ka potencial të lartë/të ulët risku.

“ISP do të donte të dështonte në parashikimin e zonave të riskut, në mënyrë që zgjedhjet e vitit 2017 të kenë sa më pak incidente dhe kontestime, por ekzistojnë një sërë faktorësh që na bëjnë pesimist për pritshmëritë për standarde më të larta zgjedhore dhe që e bëjnë hartën e riskut elektoral aktuale dhe me potencial të madh realist” shkruhet në faqen online të Institutit të Studimeve Politike

Për ISP ka qenë më e thjeshtë, – jemi bazuar në treguesit e cilësisë së kandidatëve, ekzistencës së kandidatëve me rekorde negative, në nivelin e rivalitetit midis partive në zonë, në qenien ose jo bastion, në rolin e kandidatëve/biznesmenëve aktiv në zonë, në numrin minimal të votave për mandatet përcaktuese, në synimin e fortë politik për një mandat, në konfliktet e ndryshme lokale, në specifikat e zonës dhe në probleme në zgjedhjet e mëparshme.

ISP ka realizuar të njëjtën hartë të riskut elektoral edhe më 2015, ku p.sh, paralajmërimi se Vora do ishte në top listën e zonave, fillimisht nuk gjeti mbështetje, por më pas të gjithë i dhanë të drejtë ISP në parashikimin e tij.

SHKARKO APP